Bregu pret shkurt: Flasim në maj për të ardhmen time

Dejvi Bregu te Skënderbeu? Dejvi Bregu ofertë nga Austria? Shumë zhurmë pa pasur në javët e fundit në lidhje me një nga yjet e futbollit shqiptar në këtë moment, por vetë protagonisti i gjithë kësaj telenovele, sulmuesi vlonjat, nuk pranon të bëhet pjesë e cirkut, për sa kohë është nën kontratë me Luftëtarin dhe ka një objektiv madhor për të arritur, para se të largohet nga Gjirokastra.

Duke folur për RTSH, Bregu pret shkurt në lidhje me gjithë thashethemet e merkatos: “Mund të dalin shumë lajme në lidhje me të ardhmen time, por unë do të respektoj kontratën time, që e kam deri në maj të vitit 2018. E kam theksuar dhe vazhdoj ta theksoj: do të respektoj kontratën time dhe vetëm atëherë do të shikoj për të ardhmen”, shprehet Bregu, i cili i gëzohet prëforcimit në sulm, me Vasil Shkurtajn që më në fund do të luajë: “Është një lojtar shumë cilësor, me të mendoj se është kompletuar reparti i sulmit pasi me Abazajn, Rrocën, Lamçen e Shkurtajn mendoj se kemi një nga sulmet më të mira të kampionatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *