Bregu: Presidenti pret 15 gola, por edhe 8 nuk janë pak

0

Supertalenti vlonjat i Luftëtarit, Dejvi Bregu, shënoi një gol fantastik ndaj Korabit dhe ka shkuar në kuotën e 8 golave në Superiore për këtë sezon. Në mikrofonin e Supersportit fantazisti flet për golat e tij, parashikimin e presidentit dhe ambiciet e skuadrës gjirokastrite…

Fitore qetësie, duke pasur parasysh pakënaqësitë e tifozëve, që ju kontestuan pak pas humbjes ndaj Flamurtarit?

Është e vërtetë, tifozët harruar që ne e kemi nisur sezonin me synim qëndrimin në Superiore. Ata kërkojnë më shumë, gjë për të cilën nuk jam dakord, por tifozët kanë të drejtë dhe duhet të jemi të bashkuar.

Goli i tetë, fantastik, a ka një objektiv në mendje Bregu për këtë sezon, që është më i miri në Superiore për ju?

Kur filloi sezoni, presidentit i thashë se do të shënoja 15 gola.  Tani ka ende disa ndeshje, të shohim sa do shkoj, por edhe kështu jam shumë i kënaqur.

Vendi i katërt, është një objektiv fiks, tani që mbijetesa u arrit?

Trajneri na ka thënë gjithmonë që duhet të arrijmë së pari mbijetesën, ndërsa pas arritjes së saj mund ta tentojmë. Ka ende shumë pikë në lojë, tani duhet të besojmë, duke parë edhe renditjen.

 

Sot fituat edhe një 11-metërsh, a do ta pranonit po të jepej kundër jush?

Sa shumë penallti na janë dhënë kundër, një më shumë nuk do ishte problem.

Nëse nuk fitonit kundër Korabit, a rrezikonit të futeshit në garë për mbijetesë?

Nëse nuk fitonim, situata do rëndohej shumë. Fatmirësisht e zgjidhëm situatën shpejt, sidomos goli i dytë na qetësoi.

Penalltitë, keni humbur shumë prej tyre, si ka mundësi?

Nuk di ç’të them, nuk jam unë gjuajtësi i caktuar nga trajneri. Jo se po të isha unë do i shënoja të gjitha…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.