Bregu në super formë: Jam në klubin e duhur. E ardhmja? Atë e di… Zoti!

Mbas golit në Superkupë dhe penalltisë së fituar me Partizanin, Dejvi Bregu gjeti golat e parë në kampionat me ekipin korçar. Në prononcimin mbas ndeshjes për “Gol pas Goli”, sulmuesi i Skënderbeut flet për fitoren, golat dhe të ardhmen.

Përshtatja – “Desha të falënderoj stafin dhe lojtarët për mikpritjen. Kjo ma ka bërë më të thjeshtë.

“Kombëtarja? Nuk e mendoj, mendoj të bëj mirë këtu. U takon të tjerëve. Klubi dhe menaxheri im do më ndihmojnë të shkoj në një kampionat më të fortë”.

“Këpuca e Artë? Synoj të bëj mirë, jo gola. Skuadra do më ndihmojë të arrij synimet personale, por edhe të arrijmë objektivat si klub”.

Ambicja – “Pretendoj të shkoj aty ku ma ka shkruar Zoti. Skënderbeu është trampolina më e mirë për të shkuar në një ekip evropian. Aty ku të shkoj dua të luaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *