Bregu: Ne nuk dorëzohemi!

Ka shënuar një gol spektakël dhe natyrisht që ka marrë përgëzime të shumta për lojën e tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Dejvi Bregu është shprehur i kënaqur për golin dhe vlerësimet, por për të më e rëndësishme do të ishte që Flamurtari të merrte pikë. Vlonjati ka theksuar se Luftëtari meritoi më shumë në këtë ndeshje. “Mendoj se meritonim më shumë në këtë takim. Kemi bërë një lojë shumë të mirë. Mendoj se ishim më mirë sesa Vllaznia. Ekipit tonë po i mungon fati dhe për këtë arsye jemi në këto pozita. Mendoj se në të ardhmen do të na vijnë edhe rezultatet pozitive. Ndërsa në aspektin personal, jam i kënaqur me atë që kam bërë. Por duhet që kënaqësia personale të jetë në sinkron me atë të ekipit”, – theksoi Bregu.
Ndërkaq, në Instagram Bregu ka postuar golin e vet dhe shkruan: “As nuk u dorëzuam dhe as nuk kemi për t’u dorëzuar! Do ja dalim vetëm ne cuna siç ja kemi dal gjithmonë…besim dhe forcë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *