Bregu ndjek në stadium derbin e zemrës

0

Sfida mes Luftëtarit e Flamurtarit, luajtur pasditen e sotme në Gjirokastër, ka pasur edhe një spektator të veçantë, Dejvi Bregun.

Talenti vlonjat, i cili tashmë mbron ngjyrat e Skënderbeut, është kthyer në Gjirokastër, por tashmë si tifoz, edhe pse nuk dihet nëse gëzoi për fitoren vlonjate.

I pranishëm në tribunë, vlonjati ndoqi dy ekipet e zemrës, sepse është rritur te Flamurtari dhe ka gjetur shkëlqimin te Luftëtari, që mbetet në zemrën e tij, edhe pse nuk u nda mirë këtë verë.

Fitoi Flamurtari, ndoshta një lajm i keq për Skënderbeun, sepse duket se vlonjatët janë rivalë direktë, por pas dy javësh do të shohim një superndeshje në Vlorë, Flamurtari kundër Bregut dhe Skënderbeut.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.