Bregu: Ndaj Kukësit do shikoni një Skënderbe tjetër!

Dejvi Bregu është një nga lojtarët më të spikatur të Skënderbeut. Vlonjati la në verë Luftëtarin për të provuar një eksperiencë në Korçë, duke vendosur që t’i bëjë hapat një e nga një edhe pse për të kishte interes dhe nga jashtë vendit.

Bregu është një nga lojtarët prej të cilëve në Korçë presin shumë, kjo për shkak se ai ka treguar se ka cilësi për të bërë akoma dhe më mirë, në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Kukësin, lojtari anësor ka folur për pritshmëritë që ka për takimin me verilindorët, por dhe për objektivat e skuadrës.

Bregu, sa mund të ndikojë humbja e parë e sezonit?
Nuk besoj se ka ndikim psikologjik pas kësaj humbjeje, pasi është e para për ne. Vinim pas pesë ndeshjesh pa humbje dhe këto janë gjëra normale në futboll. Shpresoj që në ndeshjen e radhës me ndihmë e tifozëve të bëjmë më mirë dhe t’u kërkojmë falje për hapat fals që kemi bërë. Me mbështetjen e tyre do arrijmë të jemi aty ku duhet të jemi.

I druheni formës së mirë të Kukësit?
Kukësi është një ekip i fortë dhe duhet respektuar, kjo për faktin se është rivali i jonë, por ne do të futemi në fushë për të marrë fitoren, siç kemi bërë gjithnjë dhe ta respektojmë kundërshtarin aq sa duhet.

Ndjeni keqardhje që nuk arritët të shënonit atë rast në minuta e para ndaj Tiranës?
Më vjen keq për skuadrën pasi nëse do të shënoja gjërat mund të ishin dyshe. Këto gjëra ndodhin në futboll dhe uroj që në takimet e ardhshme të jem më i saktë para portës.

Mund të themi se Skënderbeu është sërish pretendenti kryesor për titull?
Kampionati sapo ka nisur dhe nuk mund të flasim që tani për titull,  ne kemi si objektiv vetëm ndeshjen e radhës.

I mungojnë Bregut golat në këto javë që nuk ka shënuar?
Unë kam shënuar në javët e para, po them se ekipi, shokët e skuadrës dhe stafi do të më ndihmojnë që të shënoj sërish.

Do të shohim një skuadër ndryshe të enjten?
Do të shihni një Skënderbe tjetër ndaj Kukësit. uroj që të kemi një stadium plot që të na mbështesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *