Bregu, mesazh dashurie Skënderbeut

0

Talenti vlonjat i Luftëtarit, Dejvi Bregu, ka folur pa ndeshjes kundër Tiranës, ku shënoi një gol të bukur, por edhe u ndëshkua me karton të verdhë, duke munguar në ndeshjen e ardhshme kundër Kukësit. Gjithashtu, Bregu flet edhe për të ardhmen e tij.

“Kemi 8 muaj që punojmë me trajnerin Milinkoviç, kemi punuar shumë dhe po zbatojmë më së miri mësimet e tij, duke shkuar drejt objektivit.

“Mungesa në ndeshjen e ardhshme? Më vjen shumë keq që nuk do të jem në Kukës, është gjithnjë një emocion i veçantë të jesh në një ndeshje kundër vendit të parë. Kartoni i marrë? Nuk mendoj se e meritoja, shënova një gol në pozicion jashtë loje, por nuk kishte arsye pse të ndëshkohesha me karton të verdhë. Unë gjuajta dhe shënova, nuk largova topin apo vonova lojën, ndaj nuk mund ta dëgjoja në kohë fishkëllimën e gjyqtarit. Më duket një karton i verdhë tendencioz, nuk e di pse ma dha.

“Skuadra më e mirë nga ato të kreut? Mendoj se Skënderbeu është skuadra më e kompletuar dhe cilësore, por nuk ka pasur as fat në disa ndeshje. Oferta në treg? Nuk e di, pyesni presidentin Tavo.

“Ku do të dëshiroja të luaja? Unë shkoj atje ku më duan, por loja ime i përshtatet më mirë lojës së Skënderbeut. Gjithsesi, mendoj se kjo mbetet për t’u parë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image