Bregu: Kundër Tiranës për të fituar, tifozët mungesa e madhe!

Sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu, ka folur para ndeshjes në transfertë kundër Tiranës për Supersport, ku u shpreh se kjo do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Më tej, vlonjati foli edhe për mungesat që Skënderbeu do të ketë. Në fjalën e tij, numri 23 i “Ujqërve të Dëborës” tha:

“Normale që është një ndeshje shumë e vështirë. Janë ekip i madh dhe me fanellë të rëndë. Më vjen keq që luhet pa tifozë. Do shfaqim futbollin më të mirë, edhe në Laç ndodhi por nuk patëm rezultat. Do mundohem të ruajmë këtë ritëm dhe të marrim fitoren”.

“Mungojnë Radas e Dita? Normalisht dy nga lojtarët kryesorë mungojnë, kjo është e vështirë për këdo. Shpresoj t’i zëvendësojnë lojtarët që do të aktivizohen. Na duhet ritëm, stërvitje dhe punë për të marrë maksimumin dhe për të arritur objektivin e klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *