Bregu: Kundër Kukësit vetëm për fitore, shpresoj të jem në fushë

0

Mesfushori anësor i Skënderbeut, Dejvi Bregu ka qenë mungesa e madhe e “Ujqërve” këtë sezon, pasi 23-vjeccari u dëmtua në ndeshjen miqësore kundër Tiranës në muajin janar. Megjithatë, Bregu duket shumë pranë rikthimit dhe për “RTSH Sport”, ka folur para sfidës kundër Kukësit.

NDESHJA KUNDËR TEUTËS – “Treguam një forcë karakteri si ekip dhe ky grup, së bashku me stafin, jemi të gjithë të bashkuar”.

RIKUPERIMI – “Unë tani po rris gjendjen fizike, pasi vij nga një periudhë e gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi. Do të bisedoj me stafin mjekësor dhe shpresoj të jem i gatshëm për ndeshjen kundër Kukësit”.

SEZONI – “Të thuash që nuk kemi prodhuar futboll, nuk është korrekte. Mungesa e fatit dhe e përqëndrimit në disa raste na kanë penalizuar. Ne nuk mendojmë gjë tjetër veç fitores dhe nuk na intereson forma e Kukësit, por shohim vetëm veten tonë”,- u shpreh Bregu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.