Bregu: Ishte spektakël, por duhej të fitonim ne

0

Ashtu si Ramadani, edhe Bregu nuk ka qenë në kondicionin e duhur fizik, ndaj dhe luajti vetëm disa minuta në fund. I pyetur nga “Sport Ekspres”, Bregu është i mendimit se në “Loro Boriçi” pati spektakël: “Gjithmonë është kënaqësi e veçantë të luash në këtë stadium përballë Vllaznisë, që është një emblemë e futbollit shqiptar. Ishte një spektakël për gjithë futbollin shqiptar dhe për këtë më vjen shumë mirë”.

Vlonjati sqaron se aktivizimi në pjesën e dytë erdhi nga problemet shëndetësore. Kurse për rezultatin ai shtoi: “Po të më pyesnit në fillim, do të thosha që jam i kënaqur me pikën, por nga mënyra si shkoi loja, na ngel pak peng. Gjithsesi, futbolli kështu është”. Bregu pranon se tashmë vendi i katërt është një objektiv i arritshëm: “Fillimisht kemi pasur objektiv mbijetesën, që besoj se tashmë u arrit me këtë barazim. Nuk besoj se do të jemi më të rrezikuar, ndërsa për vendin e katërt besoj se është objektivi i radhës dhe plotësisht i arritshëm”. Vlonjati bën të ditur edhe afatin e kontratës së tij deri në qershor me Luftëtarin, por pranon se do të flasë me presidentin në muajt e verës dhe pastaj të vendosë çfarë do të bëjë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.