Bregu: I lumtur për fitoren, për të ardhmen ka kohë

0

Dejvi Bregu ka rigjetur golin, si zakonisht vendimtar për Luftëtarin. Pas ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Korabit, vlonjati deklaroi në  emisionin “Gol pas goli”: “Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje e vështirë, vuajtëm, por morëm 3 pikë të arta. E ardhmja ime? Duhet të flas me presidentin, e di ai të ardhmen time. Skënderbeu a do ishte një alternativë? Nuk varet nga unë, duhet të pyesni Skënderbeun dhe Luftëtarin, nëse janë të bindur ata.

“Edhe me Skënderbeun shkojmë të bëjmë surprizën, sepse e kemi treguar që dimë të luajmë edhe jashtë fushe. Skënderbeu është skuadër superiore, por çudi nuk është që të marrim rezultat.

“Flamurtari? Normale që kam mall dhe nuk e harroj, është shtëpia ime, nuk pështyj dot aty ku kam ngrënë. Kam dhënë maksimumin për atë fanellë dhe besoj se tifozët e kanë vlerësuar”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.