Bregu: I gjithë qyteti sytë nga KAS-i, Laçi asnjëherë i lehtë

Dejvi Bregu, sulmuesi i Skënderbeut, duket se e ka lënë plotësisht mbrapa dëmtimin që pësoi në fillimi të këtij viti dhe forma e tij duket shumë e mirë. Para ndeshjes kundër Laçit, Bregu foli për “RTSH Sport”, ku u shpreh:

“Kam pasur një periudhë tremujore jashtë fushave të blerta dhe është e vështirë, por shpresoj ta marr veten shpejt,

Nuk është se më takon mua të flas për këtë temë. I gjithë qyteti dhe lojtarët duan rezultat pozitiv nga KAS. Klubi na ka thënë të merremi me fushën dhe këtë kemi bërë.

Ndeshjet në Laç nuk janë asnjëherë të lehta. Morali është top te skuadra dhe shpresoj të shkojmë në Laç dhe të marrim maksimumin, pasi i kemi kapacitetet”, tha sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *