Bregu: Fitorja për Hoxhajn, mua më karakterizon vetëm puna

0

Dejvi Bregu vulosi fitoren e Skënderbeut në kryeqytet. Vlonjati realizoi një gol mjaft të bukur, ashtu si një javë më parë duke konfirmuar moment e mirë që po kalon. Për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli”, duke i bërë një dedikim të veçantë Ardit Hoxhajt, i cili kishte kontribuar tek goli i tij, pasi dha asisin.

DEDIKIMI – “Festim si të tjerët. Pjesa e meritës ka dhe Hoxhajt dhe ja dedikoj atij, sepse ka ardhur nga një dëmtimi gjatë dhe uroj të na ndihmojë tani dhe në vazhdim”.

“Unë ua kam dhënë përgjigjen njerëzve në fushë dhe ua jap në fushë, në këtë mënyrë më kanë mësuar prindërit e mi. Sot e dinë të gjithë se kush jam unë dhe çfarë bëj unë në fushë, mua më karakterizon puna në fushë. Të flasin të tjerët për të tjerët”.

“Me Hoxhajn jam rritur dhe e kam si vëlla. Uroj të na ndihmojë në vazhdim”, përfundoi Bregu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.