Bregu feston ditëlindjen e dytë gjirokastrite

0

Ka nisur sezonin e tretë te Luftëtari, ndërsa sot ka festuar ditëlindjen e 22-të: Dejvi Bregu është kthyer në një “veteran” në Gjirokastër, edhe pse nuk ka mbushur ende 2 vite aty.

Vlonjati u transferua në janar 2016 dhe dha kontributin e vet për ngjitjen në Superiore, me 7 gola në 15 ndeshje, por sezoni i shkuar ishte fenomenal, me 9 gola e shumë asiste, duke e bërë shtatshkurtrin vlonjat një ndër yjet e Superiores.

I qëndroi besnik Luftëtarit edhe këtë sezon, si gjest mirënjohjeje, ndërsa në janar mund të ketë lëvizje, por asnjëherë pa marrëveshje me klubin. Një futbollist model, brenda e jashtë fushe, i cili respektohet nga të gjithë, në Vlorë, Gjirokastër e gjetkë.

Gëzuar Dejvi!

Shumë faleminderit nga zemra për urimet ?????

A post shared by Dejvi Bregu (@dejvi_bregu) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.