Brazili në Botëror, vendosin Paulinjo i Barcelonës dhe… Kutinjo

0

Brazili nuk ka të ndalur dhe po ecën me ritme rekordesh, duke siguruar para kohe kualifikimin në Kupën e Botës dhe duke rreshtuar fitoret, aq sa është harruar turpi i Botërorit 2014.

Mbrëmë Brazili mposhti 2-0 Ekuadorin, në një sfidë të dominuar nga kombëtarja verdeoro.

Pjesa e parë pati raste, por jo gola, sepse Brazili gaboi shumë dhe gjithashtu portieri ekuadoren shkëlqeu.

Në pjesën e dytë erdhën dy golat, të lidhur ngushtë me Barcelonën. E zhbllokoi Paulinjo, mesfushori i transferuar nga Kina në Katalonjë, mes polemikave për koston e frikshme prej 40 milionë eurosh.

Në fushë në pjesën e dytë u fut edhe Filipe Kutinjo, ylli i Liverpulit i cili në Angli nuk ka debutuar ende për këtë sezon, për dëmtim, por te Brazili nuk ka probleme dhe gjeti golin që mbylli ndeshjen. Barcelona e ka kërkuar gjithë verën, ka kohë deri sot në mbrëmje për sulmin final.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here