Brazili në Botëror, Argjentina afrohet

0

Sot në orët e para të mëngjesit u luajtën ndeshjet e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Brazili triumfoi 4-1 në Uruguai, duke hedhur hapin final drejt Kupës së Botës, sepse kryeson bindshëm grupin.

Meritë e trajnerit Tite, i cili ka regjistruar fitoren e tetë në po aq ndeshje në drejtim, duke i ndryshuar fytyrë një skuadre pa identitet deri para pak kohësh

Për herë të parë me trajnerin e ri Brazili e pa veten në disavantazh, kur Kavani shënoi pas 9 minutash nga pika e bardhë, por ragimi ishte perfekt, sepse 9 minuta më vonë Paulinjo barazoi dhe i vetëm fitoi ndeshjen, duke shënuar edhe dy gola në pjesën e dytë, diçka e pabesueshme për mesfushorin që luan në Kinë dhe dukej një dështak që la Anglinë dhe Totenhemin pa lavdi.

Mbrëmje perfekte edhe për Nejmarin, një gol e një asist.

Ndërkaq, pas 269 ditësh pritjeje, Argjentina ka marrë hak për disfatën ndaj Kilit, që i rrëmbeu Kupën e Amerikës Argjentinës dhe Mesi gabonte një 11-metërsh.

Ylli argjentinas sot ka bërë autokritikë, sepse shënoi nga pika e bardhë ndaj Kilit dhe i dha fitoren 1-0 Celestes. Në minutën e 16-të Di Maria u pengua në zonë dhe fitoi penallti, të cilën Mesi e shënoi qetësisht.

Më pas, shumë shkelma e pak futboll, ashtu si pritej, me Kilin që dominoi në pjesën e dytë dhe i shkoi pranë barazimit.

Fitorja ngjit direkt në vendin e tretë Argjentinën, që sheh Botërorin shumë pranë, ndërsa Kili ka ende shumë punë për të bërë, sepse zbret në vendin e gjashtë, duke u kaluar nga Kolumbia, që fitoi 1-0 ndaj Bolivisë.

3e9363c200000578-4344532-image-a-23_1490321191661

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here