Brazili në ankth, Nejmar lë stërvitjen

Brazili është në ankth për yllin e vet Nejmar.

Sulmuesi i PSG-së nuk u stërvit të hënën dhe sot la stërvitjen në mes, duke u larguar me dhimbje në fytyrë.

Me vonë mjeku i kombëtares foli për mediat, duke sqaruar se Nejmar kishte marrë disa goditje në këmbë në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe këto ditë ka ndjerë dhimbje.

Sipas mjekut, Nejmar do të stërvitet rregullisht nesër.

Megjithatë, mjeku nuk u përgjigj kur u pyet a është sulmuesi në dyshim për të premten, ndaj Kosta Rikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *