Brazili merr një hakmarrje të vogël, por nuk ishte Gjermania reale

Një gol nga Gabriel Zhezus i dha Brazilit fitoren 1-0 sot në mbrëmje në Berlin, duke siguruar një hakmarrje të vogël, që gjithsesi nuk është asgjë në krahasim me poshtërimin 7-1 në Kupën e Botës.

Një paraqitje shumë e mirë e Brazilit, që u duk plotësisht gati për Kupën e Botës në verë. Megjithatë, një fitore që nuk vlen shumë, jo vetëm se ishte miqësore, por edhe sepse Gjermania luajti pa shumë titullarë.

Pas 22 ndeshjesh pa humbje, një ndeshje larg rekordit historik pej 23 ndeshjesh në periudhën 1978-81, Gjermania kampione bote ndalet, për herë të parë prej korrikut 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *