Brazili lë sërish jashtë David Luizin

0

Më 24 dhe 29 mars Brazili do të luajë dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2018, kundër Uruguain dhe Paraguait.

Lajmi i ditës është se trajneri Tite ka lënë sërish jashtë qendërmbrojtësin e Çelsit, David Luiz. Ky i fundit ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, por nuk grumbullohet prej një viti në kombëtare.

Gjithsesi, rezultatet janë pro Tites, sepse në 7 ndeshjet e fundit Brazili ka vetëm fitore, duke pësuar vetëm një gol.

Mungesë e rëndësishme te Brazili është edhe ajo e sulmuesit Gabriel Zhezus, por talenti i Mançester Sitit mungon për dëmtim të rëndë.

SKUADRA

Portierë: Alisson (Roma), Weverton (Atletico PR), Ederson (Benfica).

Mbrojtës: Gil (Shandong Luneng), Marquinhos, (PSG) Thiago Silva (PSG) Miranda (Inter) Gil (Shandong Luneng), Dani Alves (Juventus), Fagner (Corinthians), Filipe Luis (Atletico Madrid, Marcelo (Real Madrid).

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Paulinho (Guangzhou Evergrande), Giuliano (Zenit), Renato Augusto (Beijing Guoan), Diego (Flamengo) Philippe Coutinho (Liverpool), Willian (Chelsea).

Sulmues: Neymar (Barcelona), Douglas Costa (Bayern Munich) Roberto Firmino (Liverpool) Diego Souza (Sport).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here