Brazili lë Kilin pa Botëror, feston Peruja

0

Nëse gjithë sytë ishin tek Argjentina, në Amerikën e Jugut mbrëmë u luajtën edhe ndeshje të tjera jetike.

I humburi i madh është Kili, që ka mbetur bujshëm jashtë Botërorit, duke u mundur 3-0 në Brazil. Para ndeshjes kishte disa mundësi kualifikimi, ku më e thjeshta ishte të merrte pikë, por edhe humbja 2-1 apo 3-2 i mjaftonte. Gjithashtu, humbja e Perusë i mjaftonte, edhe në rast humbje.

Gjithçka ters, sepse në pjssën e dytë Brazili vendosi të luante futboll dhe mori fund. Paulinjo hapi serinë e golave dhe Gabriel Zhezus shtoi edhe dy.

Ndërkaq, Paolo Guerrero barazonte në minutën e 76-të për Perunë, 20 minuta pas golit kolumbian nga Hames. Barazimi ishte perfekt për Kolumbinë, ndërsa Peruja kalon Kilin dhe shkon në play-off ndaj Zelandës së Re, rival modest.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image