Brazili i Tites dhe Nejmarit, për të harruar “Mineirazon”

Tite ka transformuar rrënjësisht Brazilin që tashmë ka lënë pas turpërimin 1-7 përballë Gjermanisë dhe shihet si favorit për fitimin e titullit në Rusi

Sfilata e pretendentëve të kampionatit botëror do të vijojë sot me Brazilin dhe Gjermaninë. Pikërisht Botërori i Brazilit nis nga kjo e fundit nga Gjermania. Katër vjet më parë, Gjermania që më vonë do të shpallej kampione e botës turpëronte Brazilin në gjysmëfinale duke e mundur në mënyrë të pabesueshme 1-7 në atë që njihet ndryshe si tragjedia e Mineirazos për të gjithë brazilianët. Që nga ai turpërim, Brazili ka kaluar në një periudhë të gjatë transformimi dhe sot kur pret të debutojë në Rusi 2018 nuk vjen për shëtitje apo për kolaudim, por vjen për t’i shkuar deri në fund. për të shpaguar turpërimin e katër viteve më parë. Skuadra jeshilartë është transformuar rrënjësist që kur drejtimin e ekipit e ka marrë Tire dhe tashmë fantazmat e Mineirazos dhe humbjes 1-7 me Gjermaninë janë veçse një kujtim i largët. Brazilia ëhstë munduar të lërë pas gjithçka. Në takimet kualifikuese për në Rusi e ka dëshmuar këtë, po kështu e ka bërë dhe më takimet miqësore. Tani vjen prova e madhe në Botëror që nis sonte në mbrëmje me një përballje delikate kundër Zvicrës së shqiptarëve.

Brazili vjen në këtë botëror i transformuar dhe i kthyer në një pretendent serioz për fitimin e titullin, në një shkallë me Gjermaninë kampion e botës në fuqi. Pas ferrit të përjetuar në Botërorin e shtëpisë, pesë herë kampionët e botës kanë ndryshuar lëkurë. Kjo metamorfozë e Brazilit i detyrohet as më shumë e as më pak por Adenor Leonardo Bakit i njohur ndryshe si Tite. Që me marrjen e drejtimit të ekipit në vitin 2016, ai ka ndërtuar gjithçka nga themelet dhe është përpjekur ti kthejë krenarinë e plagosur brazilianëve. Sot në fushë kundër Suedisë do të jenë vetëm tre lojtarë nga gjysmëfinalja historike me Gjermaninë katër vjet më parë: Marselo do të jetë sot kapiten Uillian e Paulinjo.
Tite mori drejtimin e ekipit pas largimit të Dungës dhe me ardhjen e tij në stol Brazili sikur është transformuar.

Ai ka kthyer besimin e lojtarëve në vetvete, ka mundur të ndryshojë stolin e lojës duke risjellë alegrinë braziliane, ka sjellë emra të rinj si Kasemiro në mesfushë e Gabriel Zhezus në sulm, ka rinuar Marselon e Tiago Silvën që dukeshin të harruar në Brazil dhe e gjitha kjo në më pak se tre vjet. Falë këtyre ndryshimeve Brazili u bë kombëtarja e parë që preu biletën për në Rusi. Për më shumë në Brazilin e Tites të gjithë ndihen të rëndësishëm. Zgjedhja e tij për të ndryshuar shiritin e kapitenit në çdo ndeshje ka dhënë efekt. Në ekipin e Tites janë 15 lojtarë bazë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e Brazilit. Përjashtim bën Daniel Alvesh, me mbrojtësin e PSG-së që mundon në këtë Botëror pas dëmtimit të pësuar vetëm pak javë më parë. Më në fund Tite ka kthyer ëndrrën për Hexacampeão” ndryshe titullin e gjashtë botëror dhe Brazili nuk është ai i 1-7. Brazili është kthyer të jetë Brazili, por tani fillon prova e vërtetë.

Formacioni i mundshëm i Brazilit (4-3-3)
Alison
Danilo T.Silva Miranda Marselo
Kasemiro Paulinjo Kutinjo
Uillian Zhezus Nejmar

Formacioni i mundshëm i Zvicrës
Zomer
Lishtainer Shar Akanji Rodrigez
Xhaka Behrami
Shaqiri Xhemaili Zuber
Seferoviç

Brazil-Zvicër në shifra
14.8.2013 Zvicër Brazil 1-0 Miqësore
15.11.2006 Zvicër Brazil 1-2 Miqësore
21.6.1989 Zvicër Brazil 1-0 Miqësore
17.6.1983 Zvicër Brazil 1-2 Miqësore
19.5.1982 Brazil Zvicër 1-1 Miqësore
21.12.1980 Brazil Zvicër 2-0 Miqësore
11.4.1956 Zvicër Brazil 1-1 Miqësore
28.6.1950 Brazil Zvicër 2-2 Kupa e Botës

Pikante nga sfida

Brazili dhe Zvicra janë përballur njëherë të vetme në kampionatin botëror, në vitin 1950 takim i mbyllur 2-2
Zvicra e ka mbyllur në vendin e parë në grup vetëm në Botërorin 2006. Ajo u eliminua nga Botërori pa pësuar asnjë gol!
Brazili nuk pëson asnjë humbje në fazën në grupe në një kampionat botëror prej 12 takimesh, duke fituar 10 prej tyre dhe barazuar 2
Humbja e fundit e Brazilit në grupe në një kampionat botëror daton në vitin 1998 përballë Norvegjisë
Brazili e ka mbyllur i pari fazën në grupe në çdo Botëror duke nisur nga viti 1982
Brazili ka humbur për herë të fundit ndeshjen e parë në një Botëror në vitin e largët 1934 përballë Spanjës (1-3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *