Brazili humbet një titullar para Kosta Rikës

Mbrojtësi brazilian Danilo nuk do të luajë sot, në sfidën kundër Kosta Rikës. I dëmtuar në kofshë, ai do të zëvendësohet nga Fagner, mbrojtës i Korintiansit, ka bërë të ditur trajneri brazilian Tite.

Kështu i djathtë i mbrojtjes është kthyer në gangrenë për Brazilin, sepse në maj u dëmtua Dani Alvesh, duke bërë që Danilo të kalonte në formacion. Tani mbrojtësi i Mançester Sitit do të kryejë fizioterapi, ndërsa data e kthimit nuk është komunikuar.

Ndërkohë, kapiten për ndeshjen e sotme do të jetë Tiago Silva, si pjesë e rotacionit të Tites, i cili e kalon shiritin dorë më dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *