Brazil ëndrrash, skuadra e parë që kualifikohet

0

Brazili nuk ka të ndalur dhe trajneri Tite duket një magjistar, sepse ka vetëm fitore, 8 në kualifikuese e një në miqësore.

Sot në orët e para të mëngjesit Seleçao mposhti lehtë Paraguain, që edhe humbjen 3-0 e ka pak, pasi dominimi brazilian ishte absolut.

Goli i parë vonoi 35 minuta dhe Kutinjo zhbllokoi një ndeshje me një drejtim.

Nejmar humbi një 11-metërsh të fituar vetë, por shënoi në minutën e 64-t, para se Marselo të mbyllte llogaritë 4 minuta para fundit.

Fitorja vulos kualifikimin matematik të Brazilit për në Kupën e Botës 2018, më herët se çdo kombëtare tjetër.

Brazil – Paraguai         3-0

Shënues: Coutinho 35, Neymar 64, Marcelo 86

Brazil: Alisson; Fagner, Marquinhos (Thiago Silva 46′), Miranda, Marcelo; Casemiro, Paulinho, Augusto; Coutinho (Willian 87), Neymar, Firmino (Diego Souza 87)

ParaguaiSilva; Valdez, Da Silva, Veron, Alonso, Rojas, Riveros, Derlis (Santander 56), Dominguez (Romero 77), Perez, Almiron (Romero 46)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image