Braun “lidh kontratë” me stolin, rikthimet e bëjnë Partizanin të ndihet i fortë para Vllaznisë

Partizani do të ketë një ndeshje shumë të vështirë në transfertë përballë Vllaznisë, atje ku nuk pritet të jetë edhe aq miqësore atmosfera. Por para një përballje të tillë, të kuqtë ndihen të fortë me rikthimet e lojtarëve.

Madje nuk janë pak, por për ta nisur që me Jasir Asanin që u kthye pas një shqetësimi të një lëndimi. Gjithashtu edhe Alban Hoxha me Lorenc Trashin, autorin e saj kryevepre ndaj Moldavisë, janë kthyer në stërvitje me një moral të lartë te Partizani, pa harruar dhe Esat Malën apo Livjo Malën.

Ndërsa sa i përket sulmuesit xhamajkan, Braun, vazhdon e njëjta histori. Ky futbollist duket se ka lidhur kontratë me stolin edhe te Kombëtarja pasi nuk e kanë aktivizuar për asnjë minutë në ndeshjen e fundit ndaj Arbuas, megjithëse Xhamajka po fitonte 6-0 që në minutën e 55. /Sport Ekspres/