Brajton, “pulëbardhat” ngjiten në fluturim!

0
BRIGHTON, ENGLAND - APRIL 17: A seagull flies outside the ground prior to the Sky Bet Championship match between Brighton and Hove Albion and Wigan Athletic at Amex Stadium on April 17, 2017 in Brighton, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Në Angli, historitë e çuditshme, arritjet e stilit “Davidi kundër Golias”, por edhe përrallat e tipit “Hirushe” janë kthyer tashmë në një refren… Nëse hedh një sy në kategoritë e mposhtme, aty ku ka raste që luhet edhe pa para, ku tifozët vendas preferojnë që të mos ndërrojnë besim, pra ekip, por qëndrojnë besnikë edhe kur luhet në liga amatore, shembujt janë të numërt…

Por, këtë herë do të tregojmë një histori krejt ndryshe. Këtë herë do të tregojmë për një skuadër që ndoshta për të pasionuarit pas basteve sportive duhet t’i ngjajë si familjare. Qëndron aty, në Championship, prej vitesh, shpesh duke iu afruar derës kryesore për të hyrë në elitën e futbollit anglez… Një derë të cilën e kaloi dje, duke fituar 2-1 ndaj Uigan (dhe duke përfituar nga barazimi i Hadërsfilldit në fushën e Derbi Kauntit).

E mbani mend Leisterin e vitit të shkuar? E pra, ngjyrat janë thuajse njësoj, bardheblu, edhe pse emri i skuadrës ndryshon. i thërrasin “Seagulls”, pulëbardhat, për shkak të pranisë s madhe të këtij shpendi në qytet… Dje, përpara thuajse 29 mijë shikuesish në “AMEX Community Stadium”, Brajton & Houv Albion u kthye në Premier pas 34 vjetësh mungesë. Brajton është një qytet që ndodhet në Lindje të Suseksit, 1 orë distancë nga Londra (70 km). Me londinezët, megjithatë, i ndajnë shumë gjëra, përveç faktit se i shohin si antipatikë.

Nga viti 1983 kanë kaluar vite të zymta. Nga rreziku i falimentimit dhe sezonet e zhvilluara në ligat e ulëta deri te diplomimi i trefishtë në 2000, që i dha mundësinë skuadrës të kthehej në divizionin e dytë.

Vite me ulje dhe ngritje mes Championship dhe League One (LegaPro italiane), vitin e shkuar dukej se do të ishte i duhuri, por humbën në play-off ndaj Shefilld Uensdeit.

Dukej e pamundur që të përsëritej viti i shkuar, duke qenë se në start, këtë edicion paraqiteshin ekipe si Njukasëll, Aston Vila, Noruiç, Lids, Kuins Park Rejnxhërs dhe Notingem Forest. Për ta thënë më “troç”: ekipe që historia e tyre ka bërë xhiron e botës dhe jo vetëm të ishullit.

Autorët e kësaj arritje, dy sulmuesit: 33-vjeçari Glen Marrei, autor i 22 golave dhe izraeliti Tomer Hemed, i datëlindjes 1987. Edhe Noakert ka realizuar 15 gola dhe 8 asiste.

Një ekip robust, që ka kaluar tejkaluar kufinjtë, duke krijuar suksesin te stadiumi i shtëpisë, AMEX Stadium, një fortesë. Në fakt, përveç 3 barazime dhe 2 humbjeve në shkurt, ndaj Njukasëllit (1-2) dhe në shtator ndaj Brentfordit (0-2). Tani, objektivi është ruajtja e vendit të parë për të fituar kampionatin.

Pas një pritje të gjatë, pulëbardhat janë gati të fluturojnë në Premier, me shpresën që këtë herë do të qëndrojnë gjatë mbi qiellin elitar.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here