Brahim Diaz njeriu i momentit, tani vlen më shumë se… Lionel Mesi

Reali i Madridit e nisi merkaton me blerjen e talentin, Brahim Diaz. Ish-lojtari i Mançester Sitit, u transferua në Madrid për shumën e 15.5 milionë sterlinave dhe që në ditët e tij të para në kryeqytetin spanjoll ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Diçka që ka bërë më së shumti përshtypje në media, ka qenë pikërisht klauzola e 19-vjeçarit, e cila është në shifra marramendëse. Thënë ndryshe, Brahim Diaz, ka klauzolë më të madhe se vetë…Lionel Mesi. Mesfushori i avancuar spanjoll ka një klauzolë me vlerë 750 milionë euro.

Ndërkohë, ylli argjentinas nga ana tjetër, e ka klauzolën e tij të lirimit nga Barcelona 700 milionë euro. Florentino Perez, duket se e vlerëson jashtë mase Diazin, teksa përveçse nuk priti fundin e sezonit për ta marrë me parametra zero, por i ka vendosur dhe një klauzolë marramendëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *