Bottas i pakapshëm në prova, Hamilton dhe Vettel në ndjekje

Valtteri Bottas ishte i pandalshëm në provat zyrtare në Spanjë. Piloti finlandez regjistroi kohën më të shpejtë në të tre provat e ditës së sotme, duke siguruar “pole position” për garën e ditës së nesërme.

Bottas la në vend të dytë kolegun e tij Lewis Hamilton, duke e lënë pas anglez me një diferencë prej 0.634 sekondash.

Vendi i tretë i takoi Sebastian Vettel, i cili la pas vetes më një diferencë shumë të vogël Max Verstappen dhe Charles Leclerc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *