Botërori sot: Francë-Argjentinë, një përplasje “titanësh”; Ronaldo përballë grupit të Uruguait

Botërori do të rikthehet sot me dy ndeshjet e para të fazës së 1/16. Dy takimet e para që do të hapin këtë fazë janë mjaft të bukura, pasi Franca do të ndeshet me Argjentinën, ndërsa Portugalia kundër Uruguait. Dy takimet e sotme do të luhen në dy fasha orare të ndryshme, pasi sfida e parë do të luhet prej orës 16:00, ndërsa e dyta prej orës 20:00.

16:00/ Francë-Argjentinë
Një takim shumë interesant do të luhet ndërmjet Francës dhe Argjentinës. “Gjelat” shihen si një ndër ekipet pretendente për fitimin e këtij botërori, pasi kanë shumë emra cilësore në përbërje, por deri tani nuk kanë bindur. “E vërtetë që nuk kemi bërë shumë deri tani, por mos harroni se kam 14 lojtarë që luajnë për herë të parë në botëror”, – u shpreh tekniku Didier Deshamps në konferencën e djeshme.
Nga krahu tjetër, Argjentina nuk ka ndryshuar aspak. I njëjti ekip i shëmtuar që preu biletën me vështirësi në grupin e Amerikës së Jugut, të njëjtën paraqitje dhe në botëror. Skuadra argjentinase u kualifikua me shumë vështirësi. Trajneri Horge Sampaoli nuk ka shumë karakter, ndërsa po kritikohet shumë dhe “ylli” Lionel Mesi. “Pleshti” ka marrë rolin e liderit, por një shembull i keq për t’u ndjekur, shumë arrogant dhe vendos për gjithçka.

20:00/ Portugali-Uruguai

Një ndeshje e përafërt, pasi të dy ekipet kanë thuajse të njëjtën shkollë futbolli. Kampionët e Europës janë një ekip i çuditshëm, pasi kanë probleme në mbrojtje, të ngadaldë në mesfushë, ndërsa mbahen me “pleq” në sulm, përjashto Andre Silvën. Megjithatë, ekipi andaluz ka në përbërje fituesin e topit të artë, Ronaldon. Në një ditë të mirë, 33-vjeçari i zgjidh “hallet” i vetëm.
Uruguai i ka fituar të 3 ndeshjet e grupit duke treguar një formë të mirë. Amerikano-jugorët kanë futbollistë të mirë në përbërje duke filluar nga Suarez, Kavani e deri te prapavija me kapiten Godinin. Në stol kanë një trajner si Tabarez që kërkon gjithmonë maksimumin nga skuadrat e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *