Botërori nderon Xherri Minën, te Barça “fërkojnë duart”

0

Xherri Mina nuk e filloi siç duhet aventurën e tij te klubi katalanas, pasi qendërmbrojtësi kolumbian nuk arriti të bindte teknikun Valverde dhe pa humbur kohë, kampionët e Spanjës i thanë të bënte gati valixhet. Fillimisht drejtuesit e katalanasve synonin që të rikuperonin vetëm 15 milionë eurot që shpenzuan disa muaj më parë për kartonin e 23-vjeçarit nga Palmeirasi, por Botëori “Rusi 2018” rezultoi një surprizë e këndshme për të dyja palët.

Mina u bë heroi i Kolumbisë, duke shënuar 3 gola, nga një për secilën ndeshje ku u aktivizua. Rrezikshmëria gjatë goditjet standarde dhe cilësitë e rralla në aspektin mbrojtës, nuk kanë arritur të ndryshojnë mendjen e Barcelonës, që para pak ditësh transferoi francezin Longle për 35 milionë euro, por jashtë Spanjës, sidomos në Angli, ofertat  nuk kanë munguar.

Sipas medies spanjolle “Sport”, për Minën tani ofertat janë dyfishuar në harkun e një muaji. Tri klube të Premier Ligës kanë ofruar të paktën 30 milionë euro për qendërmbrojtësin kolumbian. Mesa duket, “divorci” midis palëve është i pashmangshëm, por është e sigurt që lotët do të mungojnë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.