Botërori më “social” i historisë? Rusi 2018 gati të kalojë Brazil 2014

Ai i Rusi 2018 mund të jetë Botërori më “social” i të gjitha kohërave. Objektivi? Të thyhet rekordi Brazil 2014, për më shumë se 1 miliardë persona të përfshirë në postimet zyrtare të Kupës së Botës. Turneu i Brazilit gjeneroi 627 milionë “like” (pëlqime) në Twitter dhe 280 milionë postime në facebook në muajin e ndeshjeve, me shifrën astronomike prej 618 mijë tëeet në minutë gjatë finales Gjermani-Argjentinë dhe 35,6 milionë tëeet gjatë disfatës së Seleçaos 7-1 ndaj Gjermanisë. Në facebook, 350 milionë persona prodhuan përmbajtje që gjeneruan 3 miliardë reagime mes postimeve, komenteve dhe “like”. Numra që mund të jenë edhe më të lartë gjatë turneut në Rusi, ndoshta sepse tashmë jeta “social” është bërë më e pranishme.

Potenciali –Në fillim të turneut, 32 kombëtaret ndiqen në total nga 123 miliona fansa vetëm duke llogaritur facebook, Tëitter dhe Instagram. Duhen përfshirë edhe YouTube dhe Snapchat. Sigurisht, nuk do të jetë Kina me miliardët e saj potencial, por sërish pritet përfshirje e jashtëzakonshme. Pa harruar ato që ndjekin yjet si Ronaldo, 320 milionë ndjekës. Skuadra më social është Meksika, me 19,2 milionë mes fansave Facebook, Tëitter e Instagram. Ndjek Brazili me 18,9 milionë, Anglia me 12,3, Franca me 12,1 dhe Gjermania me 11,6 milioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *