Botërori me Shqipërinë dhe rekordi në Bundesligë, Gjasula çudit: Më nxjerrin kartonin nga…helmeta!

0

Klaus Gjasula ka hyrë në rekordin e Bundesligës, për futbollistin me më shumë kartona të verdhë në këto 18 ndeshje të para që janë zhvilluar. I pyetur nga ana e mediave gjermane dhe në një rrëfim të tij, shpjegon sesi gjatë gjithë karrierës është ndëshkuar më së tepërmi vetëm nga helmeta që mban, duke mos u paralajmëruar kurrë nga arbitrat.

Gjasula ka folur gjithashtu edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Atje është shprehur se dëshira është e madhe për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit, duke treguar nderin e madh që i jep kjo fanellë duke e mbajtur veshur.

“Unë kam lindur në Tiranë, por kam ardhur në Freiburg kur isha vetëm shtatë muajsh. Kam kaluar 20 vite e para atje, me prindërit dhe familjen time, por edhe miqtë që jetojnë këtu. Sa i përket kartonave të verdhë që unë marrë, shpeshherë vijnë vetëm nga helmeta që mbajë. Jam i ndërgjegjshëm se për këtë arsye e tërheq kartonin shumë shpejt dhe thuajse kurrë unë nuk kam një paralajmërim. Për fat të keq kjo më ka ndjekur për vite të tëra. Edhe sikur të bëja një tërheqje të vogël nga fanella, do të më ndëshkonin.

Sa i përket Kombëtares, kam pasur pesë paraqitje për Shqipërinë. Edhe nëse kemi humbur kualifikimin për Kampionatin Evropian, është gjithmonë një nder i madh për mua të jem në gjendje të garoj për Kombëtaren e Shqipërisë. Si më i qartë para mbrojtjes, unë jam tani një pjesë integrale e ekipit dhe tani jam duke pritur për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 në Katar. Le të shohim se sa larg mund të arrijmë”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.