Botërori me 48 skuadra, sa shumë ndeshje në fazën e grupeve

Tashmë nuk është më vetëm një ide, pasi në Kupën e Botës 2022 nuk do të ishte e papritur që të merrnin pjesë 48 skuadra. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, e ka theksuar disa herë se po mendohet dhe do të shqyrtohet mundësia që në Katar të luajnë 48 përfaqësuese nga e gjithë bota.

Do të ishte një mundësie e mirë dhe për skuadrat që nuk konsiderohen si të mëdha të marrin pjesë në eventin më të madh futbollistik në planet, por nga ana tjetër do të ishte një ndryshim shumë i madh për vetë kompeticionin. Katari po punon dhe po ndërton impiante me kushte fantastike, por mbetet për t’u parë nëse do të pranojë që të ndryshojë planet, për të pritur më shumë skuadra seç ishte menduar fillimisht.

Nëse do të ndodhë që në Kupën e ardhshme të Botës të kemi 48 skuadra, kjo nuk do të thotë se do të ketë një zgjatje në kohë të eventit, por më shumë ndeshje në fazën e grupeve. Siç është llogaritur së fundmi, mund të kemi nga 6 ndeshje në ditë, nëse do të vihet në zbatim ideja e re. Do të ishte vërtetë e vështirë për ndjekësit që të shijojnë të gjithë ndeshjet e Kupës së Botës, pasi 6 takime në një ditë, janë vërtetë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *