Botërori me 48 skuadra, Infantino jep lajmin e papritur

Tashmë nuk është më vetëm një ide një Botëror me 48 skuadra. Edhe pse fillimisht është projektuar që në vitin 2026 Kupa e Botës të jetë me më shumë përfaqësuese, diçka e tillë mund të realizohet që në Botërorin e ardhshëm.

Ka qenë vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino që ka paralajmëruar që askush të mos çuditet që në Kupën e Botës së ardhshme të shohim jo 32, por 48 skuadra. Vetë Infantino ka theksuar se pritet një përgjigje nga Katari nëse mund ta presë një Kupë Bote me më shumë ndeshje, duke theksuar më tej se gjithçka do të qartësohet para se të nisë faza kualifikuese.

“Po është e mundur përse jo, po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe shpresojmë që kjo mund të ndodhë. Por nëse përgjigja do të jetë jo do të na mbetet ndjesia që e provuam. Duhet të kërkojmë gjithmonë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë gjithçka do të vendoset përpara startit të kualifikueseve, pra në fillim të vitit të ardhshëm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *