Botërori i klubeve nis rrugëtimin, spektakël dhe “çmenduri” në ndeshjen e parë

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht Botërori i klubeve 2018. Një kompeticion që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndeshjet e vlefshme do të luhen në dy stadiume. Ndeshja e parë, e përfunduar pak momente më parë ka qenë një spektakël i vërtetë, teksa u deshën goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin.

Plot gjashtë gola të shënuara në kohën e rregullt, në një përballje të çmendur. Al Ain, që është dhe ekipi pritës i kompeticionit, njëkohësisht dhe kampion i Emirateve të Bashkuara Arabe priste Team Ëellington, nga Zelanda e Re, kampionen e Oqeanisë. Neo-Zelandezët i surprizuan jo pak kundërshtarët e tyre, të cilët vinin si favoritë, duke i shënuar plot tre gola brenda 44 minutave.

Pikërisht, në minutën e 11-të ishte Barsia, i cili i dha avantazhin Team Ëellington, ndërsa vetëm katër minuta më vonë ishte Klepam, i cili shënoi golin e dytë. Al Ain e shtoi presionin, por në minutën e 44-të Iliç i dha një tjetër goditje, duke trefishuar shifrat. I menjëhershëm ishte reagimi i vendasve, të cilët u zgjuan, duke ngushtuar në 1-3 brenda pak sekondave, me anë të Shiotanit.

Fraksioni i dytë nisi i vrullshëm për Al Ain, ku në minutën e 49-të Dumbia, shënoi golin e dytë për ekipin e Mamiç, për ta çuar ndeshjen në shifrat 2-3. Përpjekjet e Al Ain vijuan dhe rastet ishin të shumta, ku disa minuta përpara fundit goditën dhe shtyllën me anë të Kaios. Gjithsesi, u desh futja në lojë e Markus Berg, i cili u hodh në fushë në minutën e 78-të dhe vetëm pas shtatë minutash në lojë shënoi golin e barazimit, duke çuar peshë tifozët e pranishëm.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 3-3, në një sfidë spektakolare dhe skuadrat iu drejtuan kohës shtesë. 30 minutat e shtesës iahin përsëri të barabarta dhe nuk arritën të prodhonin fitues. Për këtë arsye, ekipet iu drejtuan serisë së 11-metërshave për të marrë vesh skuadrën që do të kalonte më tej. Al Ain u tregua më e saktë në dhe mori një kualifikim mjaft të rëndësishëm dhe tashmë do të vihet përballë kampiones së Afrikës, Esperance de Tunis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *