“Botërori dhe epoka e lavireve”, revoltë në Rusi ndaj gazetës së njohur

0

Mijëra femra ruse kanë firmosur një peticion online në change.org ku kërkohet që një gazetë e njohur të fshijë një artikull dhe të kërkojë falje, pas etiketimit të femrave që kanë lidhje të huaj gjatë Botërorit si “lavire”.

Moskovsky Komsomolets, një ndër tabloidet më të mëdha në Rusi, publikoi të mërkurën një artikull me titullin: “Epoka e lavireve: femrat ruse në Kupën e Botës turpërojnë veten dhe Rusinë”.

“Kemi rritur një brez laviresh që janë gati të hapin shalët sapo dëgjojnë një gjuhë të huaj”, shkruan autori, gazetari ruso-ukrainas Platon Besedin.

Deri sot rreth 19,000 persona kanë firmosur peticionin online që i bën thirrje gazetës që të kërkojë falje publike. Edhe gazetaret femra e kanë kritikuar ashpër artikullin, që është konsideruar seksit dhe që pasqyron mentalitetin e meshkujve rusë në përgjithësi, që i shohin femrat si objekte dhe si inferiore.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.