Botëror plot surpriza? Një bastvënëse fitoi 282 mijë euro!

0

Gjatë gjithë Botërorit 2018 bastvënësit turfullonin, kur shihnin surpriza pa fund, nga eliminimi i Gjermanisë me dy humbje në grup e deri te triumfi i Rusisë ndaj Spanjës, por edhe shumë surpriza të tjera.

Për këtë arsye, u quajt një Botëror perfekt për kompanitë e basteve, për shkak të surprizave të shumta, por jo të gjithë bastvënësit kanë dalë të mërzitur nga ky Botëror.

Mediat në Angli raportojnë se një femër, Liz, nga East Sussex, kishte luajtur 1 paund bast në një skedinë me 6 ndeshje, ku përfshihej fitorja e Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë.

36-vjeçarja luan zakonisht baste për garat me kuaj, por vendosi të provonte një bast nga futbolli dhe bëri “bingo”.

Gara e çmendur drejt 251 mijë sterlinave (282 mijë euro) nisi me barazimin mes Brazilit e Zvicrës, më pas u pasua me barazimin mes Spanjës e Marokut. Gjithashtu, skedina parashikonte fitoren e Kroacisë ndaj Islandës dhe atë të Suedisë ndaj Meksikës.

Basti i pestë ishte më i çmenduri, sepse Liz parashikoi fitoren e Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë. Në fund, mbetej vetëm basti që Franca fitonte Botërorin, bast i zgjedhur meqë Liz do shkojë me pushime në Francë në gusht.

Duke qenë se Franca kampione kishte kuota të shkëlqyera, ashtu si fitorja e Koresë së Jugut, apo edhe ndeshjet e tjera, kuota shkoi 251.000, një çmenduri e vërtetë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.