Bota e futbollit në zi, ndërron jetë krijuesi i Champions League!

0

Dita e sotme është një ditë zie për botën e futbollit. “Babai” i Champions League dhe ish-presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Njoftimin e lajmit tragjik e ka dhënë Federata suedeze e futbollit, me këta të fundit që e kanë quajtur Johanson si njeriun më të rëndësishëm suedez në futboll, pasi askush nuk pati ndikimin që pati ai.

Johanson njihet për arritjen e tij më të madhe që ishte krijimi i Champions League, që më parë njihej si Kupa Europës. Suedezi e udhëhoqi UEFA-n për plot 17 vite, që nga viti 1990 e deri në vitin 2007, kohë kur u mund në zgjedhje nga Mishel Platini.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.