Bota e boksit në zi, shuhet Pernell Whitaker

Ish-boksieri i njohur amerikan Pernell Whitaker ka ndërruar jetën ditën e djeshme pas një aksidenti automobilistik në Virginia, SHBA. 55-vjeçari ka qenë konsideruar si një ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave për shkak sukseseve të njëpasnjëshme në katër divizione peshash (lightweight, super lightweight, welterweight, super welterweight).

Whitaker mbylli karrierën e tij si boksier profesionist në vitin 2001 duke lënë pas vetes një rekord prej 40 fitoresh (17 nokaut), 5 humbjesh dhe një barazim. Vdekja e legjendës së ringut ka sjellë reagime nga shumë figura të njohura të sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *