Bosnja pa disa yje, por me Xhekon

0

Bosnje-Hercegovina zbarkon në Elbasan me një skuadër pa disa titullarë, por me një grup që mbetet fantastik, duke parë emrat.

Do të jetë Edin Xheko i Romës, do të jetë edhe Senad Luliç i Lacios, dy ndër emrat më të njohur të kombëtares ballkanike, që është një ndër më të talentuarat në rajon.

Ka edhe shumë lojtarë të tjerë nga Seria A italiane, si Zukanoviç, Shunjiç, Pavloviç e Kruniç, por edhe emra të tjerë të njohur, duke nisur nga portieri i Çelsit Begoviç.

Megjithatë, krahasuar me ndeshjen e fundjavë së shkuar kundër Gjibraltarit, në listën e mungesave janë emra të njohur si Miralem Pjaniç i Juventusit , Sead Kolashinac i Shalkes dhe Vedad Ibisheviç i Hertës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here