Boshnjaku zbarkon në Berat, Tomori shton marshin e përgatitjeve

0

Skuadra e Tomorit ka pak ditë që ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit. Skuadra nga Berati ka grumbulluar vetëm 16 pikë pas 16 javëve të para dhe aktualisht ndodhet në vendin e tetë në klasifikim.

Drejtuesit kanë si objektiv që të paktën deri nën fund të fazës së dytë të arrijnë vendin e pestë, paçka se do të jetë e vështirë. Përmes një postimi në faqen e zyrtare, klubi ka njoftuar se skuadra është e plotë, për faktin se edhe mbrojtësi boshnjak, Armin Mujkiç, do të jetë nën urdhrat e trajnerit nga dita e sotme.

Po ashtu, klubi beratas publikon dhe programin për sot dhe në vijim, duke treguar se do të rritet intensiteti i përgatitjeve, me synimin që ekipi të jetë gati për ndeshjen e javës së 15-të.

NJOFTIMI I

“Brate back to training

Mbrojtësi boshnjak Armin Mujkiç ka mbyllur pushimet në vendlindjen e tij me leje të ‘Futboll Klub Tomori’ dhe nesër do të vihet nën urdhrat e trajnerit Santiliano Dule.

Ekipi i Tomorit duke filluar nga nesër do të zhvillojë përgatitjet me dy seanca në ditë, duke hyrë në fazën kulminante të mini-përgatitjeve.

Programi:

09:30 | Përgatitje fizike në palestër

13:30 | Përgatitje taktiko-teknike

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.