Borxhi ndaj Kasapit, klubit turk i konfiskohen trofetë

Një borxh i pashlyer prej vitesh ndaj një kasapi, ka bërë që klubi turk i Manisasporit t’i konfiskohen të gjitha trofetë e fituara ndër vite. Episodi i pazakontë ka shkaktuar çudi dhe ka marrë vëmendje nga të gjitha mediet turke.

Shuma që Manisasporit i detyrohet kasapit në fjalë, 20000 eurot. Presidenti i klubit tha se skuadra po kalon vështirësi të shumta financiare pas rënies nga kategoria e dytë gjatë sezonit të kaluar, dhe kërkoi për sensibilizim për këtë situatë të vështirë.

“I bëj thirrje fansave të skuadrës dhe komunitet të qytetit, që të na ndihmojnë në keto momente të vështira. Me kalimin e kohës, skuadra jonë do rikthehet në lavdinë e kohëve të vjetra”, shkruhej në komunikatën e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *