Borxhi i Gjokës, Flamurtari në “lak”

0

Flamurtari rrezikon sërish t’i zbriten pikë, pasi çështja “Gjoka” është rihapur sërish. Burime të gazetës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve ka hedhur poshtë pretendimet e klubit vlonjat për të rrëzuar kërkesat e trajnerit Ernest Gjoka, i cili kërkon pagesat e prapambetura që shkojnë në vlerën e 40 mijë eurove. Kështu, ka mbetur në fuqi vendimi i marrë në gjyqin e parë, sipas të cilit vlonjatët duhet ta shlyejnë Gjokën. Kjo do të thotë që FSHF do të vendosë një tjetër afat për shlyerjen e këtij borxhi, e nëse pagesa nuk bëhet në kohë, atëherë Flamurtarit do t’i hiqeshin gjashtë pikë të tjera.

PRETENDIMET E KLUBIT – Flamurtari për çështjen në fjalë kishte dy pretendime, teksa i pari lidhej me faktin se në kontratën mes Gjokës dhe klubit ishte firma e Shpëtim Gjikës, por ai në atë kohë ishte president i klubit, ndaj nuk përbën asnjë problem. Pretendimi i dytë, i cili është bërë i ditur prej kohësh, ka të bëjë me faktin se janë bërë dy kontrata, ku në atë që është deklaruar në shtet, paga ishte 1 milionë lekë. Megjithatë, edhe për këtë pjesë pretendimet janë hedhur poshtë, duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i parë.

VENDIMI I PARË – Komisioni i Disiplinës vendosi që më 14 tetor se Flamurtari duhet të shlyente Gjokën, por pas më shumë se një muaji nga ai vendim, gjithçka u shty pas marrëveshjes mes palëve. Gjatë kësaj periudhe ka pasur zhvillime të reja, ndërkohë që për kujtesë ky është vendimi i marrë nga Disiplina: “Pranimin e kërkesës së ish-zyrtarit Ernest Gjoka. Detyrohet FK “Flamurtari” të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHZHK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet FK “Flamurtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here