Borxhet e vjetra bëhen makth Idrizi: Nuk u hap “thesi”

0

Sërish shqetësimi i borxheve të vjetra shfaqet te Flamurtari. Këtë herë bëhet fjalë për një vendim ekzekutimi të Përmbarimit për likuidimin e qerave të banesave të lojtarëve të aktivizuar te Flamurtari në sezonin 2010-2011.

Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, është dukur mjaft i mërzitur me çështjen në fjalë, sepse po sjell shqetësim të vazhdueshëm: ”Sa herë kërkojmë të mendojmë vetëm për skuadrën, na vijnë vendime të tilla, që nuk kanë të bëjnë aspak me Flamurtarin e tanishëm. Tashmë duhet të paguajmë edhe borxhet, që lidhen me qeratë e banesave të ish-lojtarëve të Flamurtarit. Vendime të Përmbarimit për këtë problem kanë mbërritur edhe sot (dje) në klub, që i përkasin vitit 2011.

Nuk po na lënë aspak në qetësi dhe ndoshta mendojnë se këtu “u hap thesi”, por jo, nuk është kështu. Secili të marrë përgjegjësitë që i takojnë për çdo situatë të kaluar te Flamurtari. Të shohim si do të veprojmë. Janë shuma, që shkojnë deri në 6 milion lekë për një qera të papaguar”, – është shprehur numri 1 i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi. Borxhet e vjetra janë shndërruar në një gangrenë për drejtuesit aktualë të klubit vlonjat, që deri tani ka shlyer jo pak në këtë drejtim. Rasti i fundit ishte ai ish-lojtarit Toni Pezo, për të cilin u paguan 17.500 euro. Janë edhe disa ish-lojtarë të tjerë të Flamurtarit që presin të likuidohen, ndërsa tani ka dalë në skenë edhe çështja e qerave të shtëpive të këtyre ish-lojtarëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image