Borxhe ngado, Flamurtari e Vllaznia akuzohen në Slloveni

E pamundur që futbolli shqiptar të funksionojë në mënyrë korrekte. Shpenzojmë miliona euro në vit, firmosim kontrata absurde, me futbollistë që paguhen deri në 10.000 euro në muaj dhe pastaj plasin gjyqet kur klubet nuk tregohen korrekte në paga.

Thuajse të gjitha klubet në Superiore kanë probleme me borxhe të vjetra, por nuk e dinim që ekzistonin edhe borxhe të pashlyera jashtë Shqipërie.

Te paktën kështu pretendon një kompani sllovene që ka organizuar kamping dhe ndeshje miqësore për Flamurtarin e Vllazninë, në vitet 2015 e 2016.

Borxhe të vogla e të mëdha, pak për Vllazninë e shumë për Flamurtarin, por që nuk janë shlyer që atëherë dhe tashmë është njoftuar edhe ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi, për të ndërhyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *