Borxhe dhe gjoba, Onu lë Tomorin për Besën

0

Sulmuesi Çinonso Onu lë Tomorin pas vetëm pak muajsh në Berat. Futbollist i spikatur, i cili shënoi 7 gola vjet te Burreli, kishte bërë për vete tifozerinë beratase, me 5 gola në fazën e parë, por kohët e fundit ka pasur probleme financiare për shkak të disa gjobave e borxheve ndaj shtetit shqiptar, ndërkohë që Tomori nuk ia zgjidhur dot problemet.

Besa i ka dalë për zot dhe e ka bërë për vete, duke e marrë përfundimisht sot, ndërkohë që edhe Tomori e ka zyrtarizuar lagrimin.

NJOFTIMI I TOMORIT
Klubi i Tomorit me të gjithë stafin e tij në dispozicion ka bërë të pamundurën që sulmuesi 25-vjeçar mos të largohet për asnjë mënyrë të vetme nga skuadra, duke ditur cilësin dhe potencialin e tij. Ne i premtuam shlyerjen e të gjitha borxheve që ai disponon në arkat e shtetit shqiptar për shkak të gjobave të marra, mirëpo ky ishte një vendim i marr edhe nga vetë menaxheri i tij, duke besuar se “KS Besa” mund t’ia zgjidh këto probleme për dy-javë. Shpresojm që të jetë kështu, pasi edhe ne e dëshirojmë plotësisht diçka të tillë për Onuh. Nuk kishim pse t’i bëheshim penges në dhënien e leje-kalimit, ai u largua me përshtypjet më të mira për ne.

Do të na mungojnë batutat e tij. Onuh e vlerëson pritjen tonë dhe të tifozërisë, duke mos e përjashtuar për asnjë mënyrë rikthimin e tij.

Faleminderit Onuh! Berati është shtëpia jote!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.