Bornemuthi shënon një nga golat e sezonit, por Siti e mund në shtesë

0

Mbrojtësi Çarli Daniels ka shënuar sot një nga golat e sezonit në Angli, ponuk mjaftoi për t’i marrë pikë Mançester Sitit, që në minutën e 97-të të ndeshjes gjeti golin e fitoren me Rahim Sterling.

Përfundoi 1-2, me “Qytetarët” që ia dolën të evitonin ndalesën për të dytën ndeshje rresht me të njëjtin rezultat. Bornemuthi, që prej ngjitjes në Premier Ligë, ka një bilanc mjaft negativ me Sitin, ndaj barazimi do të ishte si fitore, por sërish fati ishte kundër tyre.

Guardiola e nisi me ndryshime në formacion dhe ra në sy lënia në stol e Agueros, i cili u fut në minutën e 66-të.

Daniels në minutën e 13-të shënoi golin e një karriere të veçantë, sepse ka qenë që në Ligën 1 me Bornemuthin dhe ka ndihmuar në ngjitjen e klubit në elitë.

Në minutën e 21-të Gabriel Zhezus barazoi, pas pasimit nga David Silva, por më pas dominimi total nuk prodhoi gjë, deri në shtesë.

Kur u duk se mori fund, erdhi goli vendimtar. Sterling, ashtu si në ndeshjen e fundit, gjeti një gol tepër të rëndësishëm. Tre minuta më vonë, mes tensionit, Sterling doli me karton të kuq, por pak rëndësi ka, fitorja erdhi…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image