“Boom” në merkato, vlera e axurrëve rritet me 71 mln euro

0

Analiza e “Gazzetta dello Sport”: 23 italianët, përpara Europianit, vlenin 279 mln euro, ndërsa sot vlejnë të paktën 350: Bonuçi dhe Xhakerini dyfishojnë kartonin. Rritje edhe për Kielini, Parolo, De Shiljo, Florenci dhe Pele

Europiani i shkëlqyer i Italisë së Kontes ka bërë që vlera e futbollistëve të ketë një rritje të jashtëzakonshme të ekspeditës me 23 futbolliustë. Mes përpara dhe pas, sigurisht që diferenca është pozitive: nga 13 qershori, debutimi në Francë ndaj Belgjikës, deri ditën e sotme, vlera e axurrëe është rritur me 71 milionë euro. Pëprara fushatës franceze, vlera totale e futbollistëve të kombëtares ishte 279 milionë, ndërsa pas ndeshjes me Gjermaninë, ajo ka shkuar në 350 mln euro. Natyrisht, në këtë fushë nuk ekziston një shkencë ekzakte: ato që do të lexoni janë vlerësimet e bëra nga “Gazzetta dello Sport”. Mund të diskutojmë, ose ndoshta edhe të jenë një formë debati sportiv. Sepse Europiani tregon se kombëtarja mund të bëjë mirë dhe të sjellë benefite të drejtëpërdrejta te klubet.

Xhixhi i përjashtuar – Ta shkruajmë menjëherë: çmimi i një futbollisti me shifër botërore si Xhanluixhi Bufon është i pavlerësueshëm. Përtej moshës, përveç Juventusit, shkruar në ADN-në e tij: Bufon është një monument dhe ndaj e nxjerrim jashtë kësaj “loje”. Ishte pa vlerë përpara Europianit dhe mbetet pa vlerë tani. Duke nisur nga këtu mund të vazhdojmë.

BBC dhe mbrojtja – Gjigantët italianë dalin nga ky Europian me konfirmimin se janë mbrojtja më e mirë në botë. Njeriu kopertinë është Leonardo Bonuçi: vlera e tij ishte përpara Europianit rreth 30 mln euro, ndërsa tani ka shkuar padyshim 50 mln euro. Për të dalë nga ky keqkuptim, sqarimi është detyrim: për Juven është në klubin e absolutisht të pashitshmëve. Shokët e tij te klubi dhe kombëtarja udhëtojnë në performanca të tilla: çmimi i Barzaljit kishte shkuar 3 mln euro, ndërsa tani prek 5 mln euro. Një vlerë simbolike, pasi ai tashmë është 35-vjeç. Xhorxho Kielini gjithashtu kalon pozicione: kuotimi i tij është nga 10 mln euro në 15 mln euro. Sirigu nga 8 në 10, ndërsa Marketi vlerësohet 10 mln euro, aq sa edhe ishte përpara, pasi asnjë minutë s’ka zbritur në fushë në këtë Europian. Mbi Ogbonën ishin sytë e Junajtidit: vlente 15 mln euro dhe ka konfirmuar ndaj Irlandë se çmimi i tij ëshë po ky. Një rritje e jashtëzakonshme edhe Matia De Shiljo, sepse nëse përpara Europianit vlente 10 mln euro, tani poshtë 18 mln eurove Milani nuk ulet të negociojë. Edhe Darmian kalon nga 10 në 12 mln euro.

Kandreva, Parolo & Co – Në mesfushë, djemtë në krye të grupit kanë qenë katër: Xhakerini, Kandreva, Parolo dhe Florenci. Xhak është në skadim kontrate (2017), në pronësi të Sandërlendit, vlerësimii tij ndaj është potencial: vlente rreth 6 mln euro më parë, ndërsa tani ka shkuar të paktën 12 mln euro. Dy paraqitje të shkëlqyera dhe dëmtimi më pas, por sigurisht që ai është njeriu që ka më shumë merkato: 25 mln euro kërkon Lotito. Parolo në maj vlente 8 mln euro, ndërsa sot duhen të paktën 10 mln euro. Florenci, nga 20 në 25 mln euro. Të tjerët: Bernardeski kishte vlerësim 25 mln euro dhe aq mbetet. De Rosi ka shkuar nga 4 në 6 mln euro. El Sharaui te 13 mln euro, saç edhe ishte. Tiago Mota një çmim simbolik 4 mln euro, pasi është 33 vjeç. Ndeshja ndaj Gjermanisë ka shtuar me 5 mln euro, pra nga 10 në 15 mln euro.

Sulmuesit – Asnjë sulmues s’ka parë ulje çmimi. Insinje dhe Imobile konfirmojnë vlerën e tyre: i pari 25 mln euro, ndërsa i dyti 11 mln euro. Ishte Europiani i revanshit për Ederin, i blerë nga Interi për 11 mln euro, i zbritur në një vlerë 8 mln euro dhe është rritur në 12 mln euro. Juventusi konfirmon Zazan: të paktën 18 mln euro. Më pas është Pele, që është drejt skadimit, por tashmë vlen nga 6 mln euro në 12 mln euro.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image