Bonuçi: Zgjidhim problemet dhe kthehemi në Champions

Milani është në ankth për vendimin final të UEFA-s në lidhje me shkeljet e Fair-Play financiar, por realisht skuadra është e qetë dhe deri tani klubi nuk ka lëshuar asnjë sinjal se ka ndërmend të shesë emra të rëndësishëm, ndërkohë që po punon për përforcime cilësore.

Kapiteni Leonardo Bonuçi, i cili është në Kanada, për Çmimin e Madh të Formula 1 në Montreal, flet për situatën e Milanit: “Nuk ekziston asnjë lloj problemi në skuadër, rëndësi ka që të shuhen zërat që qarkullojnë dhe të zgjidhet problemi që kemi me UEFA-n. Më pas do të mendojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme”.

Bonuçi u prit si hero verën e shkuar, por sezoni pati shumë luhatje dhe vetëm në pranverë Milani dhe Bonuçi patën rritje. Megjithatë, vetë ish-mbrojtësi i Juventusit nuk mjaftohet me kaq: “Vitin e ardhshëm duhet të hyjmë në Champions League, duke rinisur vrapin për synime madhore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *