Bonuçi: Vërshëllimat? Pyll pa derra nuk ka!

Leonardo Bonuçi u rikthye në Torino pas një eksperience të shkurtër te Milani, ku dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit. Nëse mbrojtësi tani është i përqendruar te Juvja, tifozët kuqezinj nuk e kanë harruar këtë veprim, duke e konsideruar në një farë mënyre.

Italia luajti mbrëmë me Portugalinë, duke barazuan 0-0, por ajo që ra në sy ishte se sa herë topi prekej nga Bonuçi kishte shumë kontestime nga shkallët e stadiumit. Tifozët e Milanit kishin gjetur momentin për t;i shfaqur pakënaqësinë e tyre lojtarit të Kombëtares, i cili pas ndeshjes nuk kishte si të mos e komentonte dhe këtë moment.

“Vërshëllimat drejt meje? Pyll pa derra nuk ka. Ne zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë dhe me pak kujdes mund të kishim shënuar. Patëm disa raste të mira në pjesën e parë dhe duhet të shënonim. Ndihem mirë dhe kam mbështetjen e trajneri si dhe të shojeve të skuadrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *