Bonuçi: S’jam mercenar, pata b*** që zgjodha Milanin

Leonardo si nuk e keni dëgjuar kurrë: Nuk e bëra për para, pasi edhe te Juve fitoja po kaq sa këtu. BBC-ja në kombëtare? Ata mbeten shokët e mi më të mirë

Leonardo Bonuçi, protagonist në Koverçiano: Gjysëm ore konferencë për shtyp pa fshehur asgjë, që nga lamtumira e tij nga Juventusi, te projekti i Milanit dhe kombëtarja. Dhe hedh poshtë akuzat ndaj tij. “Nuk jam as mercenar dhe as tradhtar”.

  • Si është të kthehesh me grupin e Juventusit dhe të gjesh pas pak rivalët e përhershëm?
  • Të rigjesh shokët e jetës dhe të fushës është gjithmonë një kënaqësi. Ata mbeten miq dhe shokë sepse ndajmë bashkë fanellën e përfaqësueses. Mbetet raporti i krijuar në shtatë vite te dhomat e zhveshjes, nga ata kam mësuar shumë. Bufon, Kielini dhe Barzalji janë tre kampionë që më kanë ndihmuar të rritem.
  • Ju shqetëson më shumë fakti që flitet gjithmonë për episodin me Zhoao Pedron, apo polemikat për çështjen e shiritit te Milani?
  • Asnjëra nga të dyja. Jam mësuar gjithmonë të jem në qendër të polemikave dhe të episodeve pozitive. Kjo do të thotë se kam arritur një nivel të rëndësishëm, si futbollist dhe si person.
  • Je më i lumtur ti që ke shkuar te Milani apo yt bir që mund të bëjë tifo për Torinon pa qenë i pranishëm në festën bardhezi?
  • Unë jam më i lumtur, por edhe Lorenco që mund të bëj tifo lirisht për Belotin dhe shpresoj që ta çoj sërish të shohë Torinon.
  • Ndaj Spanjës do të jetë sërish BBC-ja. Do të ketë probleme të kuptoheni këtë herë?
  • Nuk besoj se në një muaj distancë ka ndryshuar kaq shumë. Ne jemi një trio që kemi punuar bashkë për shtatë vite radhazi.
  • Kush është skuadra jote favorite për titullin?
  • Favoritja mbetet Juventusi për cilësitë e individëve dhe për atë që ka ndërtuar me kohë, më pas Napoli për lojën. Janë një shkallë mbi të gjithë.
  • Ndërkohë, Juve ka pësuar më shumë gola se zakonisht. i mungon më shumë ti Juves, apo Juve ty?
  • Jo, sepse Juventusi është e përbërë me lojtarë të mëdhenj por edhe ata pësojnë gola. Nëse nuk s’do të kisha pasur shansin të luaja me ta, do të kisha bërë shumë pak. Tani më intereson Milani, Juventusi do të bëjë një ecuri të sajën, por shpresoj që Milani ta pengojë të fitojë titullin e shtatë radhazi.
  • Ke qenë ndër protagonistët e rilindjes bardhezi, tani po e provoni me Milanin. Shihni ngjashmëri?
  • Ka shumë ngjashmëri ndërmjet këtij Milani dhe Juventusit që vinte nga vendet e shtata. Shumë të rinj, një mentalitet fitues për t’u transmetuar. Kemi fatin të luajmë në Evropë dhe për Milanin është e rëndësishme. Janë dy klube të mëdha që kanë bërë historinë dhe të njëjtë edhe në rëndësi. Jam me fat që kam qenë pjesë e Juves fituese dhe shpresoj të bëj të njëjtën gjë me Milanin.
  • Kur ka qenë momenti në të cilin, si juventin i integruar dhe i “vjetër”, e kuptove që e ardhmja juaj mund të ishte larg bardhezinjve dhe kur nise të mendosh për Milanin?
  • Ka qenë një moment ekzakt që më ka bërë të bëj disa vlerësime të ndryshme nga ato të klubit. Shkuam mirë bashkë deri në fund të sezonit, më pas, secili në rrugën e tij.
  • Në fund të karrierës si do të donit të kujtoheshit? Për trofetë me Juven apo si kapiten që ka çuar Milanin te suksesi?
  • Më intereson të kujtohem si një fitues, fjalët i merr era. Kam marrë trofe me Juven, tani dua ta bëj me Milanin dhe më kombëtaren.
  • Çfarë ju ka shqetësuar më shumë pas transferimit te Milani?
  • Që më kanë quajtur tradhtar dhe mercenar. Janë emërtime të rënda për t’ia vendosur një lojtari që ka dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën që ka veshur. Nuk i meritoja. Nuk jam një mercenar. Nuk u largova për para sepse ajo që merrja në vitin e fundit te Juventusi është shumë e përafërt me atë që marr tani te Milani. Tradhëtar jo sepse është një zgjedhje e vendosur nga të tjera zgjedhje të mëparshme. Unë zgjodha një projekt dhe duhej kurajë, duheshin atributet për të bërë zgjedhjen që bëra. Nuk jam tërhequr pas përpara përgjegjësive, kurrë. Shiriti për mua është një nder dhe përgjegjësi e madhe.
  • Si e shikoni ndeshjen me Spanjën?
  • Të hidhemi në këtë aventurë. Me Spanjën do të jetë ndeshja më impenjative dhe do të duhet të japim më të mirën tonë për të kërkuar fitoren. Do të vuajmë, është një kombëtare me kampionë të mëdhenj. Dhe me Izraelin do të jetë po kaq e rëndësishme. Unë ndjej të njëjtat ndjenja si Ventura, më bëhet qejfi. Kur sfidon më të mirët nuk të kesh frikë, por karikim.
  • Spanja shpreh shenja nervozizmi dhe frike, ndjen nevojën për të pasur mbështetjen e tifozëve dhe Ramos i thotë tifozëve të mos vërshëllejnë Pikenë. Kaq e frikshme është kjo Itali?
  • Kemi treguar në të shkuarën e afërt se mund ta luajmë me ta. Sigurisht ata kanë respekt të madh për Italinë dhe lojtarët e saj. Ne jemi të vetëdijshëm se duke luajtur mund t’i vëmë në vështirësi. Ndeshja e fundit në Evropian i ngjan shumë asaj të së shtunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *